Familja e hidhëruare Zadie Ajetunmobi po kërkon përgjigjet e shumëpritura në një hetim për vdekjen e vajzës së tyre trevjeçare, e cila vdiq pasi mjekët nuk arritën të dallonin se ajo kishte sepsë. Vajza u dërgua në Spitalin Broomfield në Chelmsford, Essex te Anglise në nëntor 2022 me një temperaturë të lartë, por vdiq dhjetë orë më vonë pas një arresti kardiak.
Familja e saj e shkatërruar nuk ishte në dijeni te faktit se vogelushja ishte vdekur nga sepsis, derisa rezultatet pas vdekjes dy muaj më vonë treguan se ajo kishte pasur infeksionin vdekjeprurës. Te afermit e Zadie tani besojne se vdekja e saj mund të ishte shmangur nëse do të kishte marrë trajtimin e duhur në spital.
Nesër një hetim do të shqyrtojë politikat e spitalit për trajtimin e sepsis dhe çdo dështim tjeter sistematik në trajtimin e Zadie. Prindërit e saj, Theo dhe Rhiannon, u lanë për më shumë se dy vjet te vuanijn ne agoni për atë që ndodhi me vajzën e tyre. "Ajo ishte një fëmijë i qeshur dhe i shëndetshëm," tregon i ati, sipas te cilit, rasti i saj u tentua t`i lihej harreses nga mjeket pergjegjes. Zadie fillimisht ishte kontrolluar për temperaturë të larte dhe dhimbje fyti nga një mjek i përgjithshëm në Spitalin Broomfield, i cili e diagnostikoi atë me bajame dhe e dërgoi në shtëpi me antibiotikë. Tre ditë më vonë, prinderit e kthyen ne spital me nje temperaturë në rritje. Por sipas tyre, mjeket nuk i administruan antibiotikë për më shumë se shtatë orë pasi Zadie mbërriti në orën 22:00. Ajo ndërroi jetë në orën 07:42.


Një udhëtim në Adelaiden vibrante!











Vera e vitit 2024 më e nxehta në histori!

Kur nuk pini ujë – Çfarë i ndodh organizmit!

Rikrijohet parfumi i Kleopatrës pas 2000 vitesh!

Këshilla për një fillimvjeshtë sa më të mirë!



Propozim në Como!
