Teksa shumica e njerëzve përpiqen të shmangin diellin sa më shumë që të jetë e mundur dhe përdorin krem kundër tij për të shmangur njollat, disa të reja po krijojnë qëllimisht në lëkurë njolla që duken si quka.
Ky trend i ri i cuditshëm ka marrë hov dhe po përhapet me shpejtësi edhe në rrjetet sociale. Edhe pse janë të kënaqur me rezultatin, shumica i kritikojnë duke i thënë se i kanë prishur fytyrën me një tatuazh të tillë.
“A nuk e kuptoni se njollat janë në të vërtetë lëkurë e dëmtuar nga dielli?", shkruan një ndjekës. “Unë që jam terrorizuar nga njollat e mia gjithë jetën, tmerrohem kur shoh diçka të tillë”, komenton një tjetër.
"Si mund t`ia bësh vetes këtë”, dhe “Dhe çfarë ndodh kur njollat nuk janë më në modë?”, pyet dikush tjetër.