Paracetamoli dhe ibuprofeni janë dy ndër ilaçet më të përdorura kundër dhimbjes por jo vetëm. Ato përdoren gjerësisht kundër temperaturës, artritit, dhimbjeve dhe migrenës. Paracetamoli shërben për të ulur frekuencën dhe ashpërsinë e sinjaleve të dhimbjes në tru. Paracetamoli fokusohet kryesisht në zonën e dhimbjes.
Ibuprofeni funksionon, duke nxitur prodhimin e disa hormoneve të caktuara që çlirohen në organizëm, si reagim i një lëndimi apo sëmundjeje. Ibuprofeni funksionon duke shënjestruar çdo gjurmë inflamacioni në të gjithë trupin.
-
Akuzat për sulm seksual kundër Gerard Depardieu hidhen poshtë!
24 Janar, 09:45
A mund të merren të dy ilaçet në të njëjtën kohë?
Kur vjen puna te dhimbjet, paracetamoli është ndër më të rekomanduarit dhe më të sigurtët për shumë njerëz, me efekte anësore shumë të rralla. Sipas ekspertëve, njerëzit që janë mbi moshën 16 vjeç mund të marrin paracetamolin dhe ibuprofenin bashkë për të ulur temperaturën dhe dhimbjet.
Mbi këtë grupmoshë, konsumi i të dy barnave në të njëjtën kohë nuk është i dëmshëm për shëndetin. Një i rritur zakonisht mund të marrë një ose dy paracetamolë 500 mg çdo 4 deri në 6 orë.
-
Adele zbulon filmin e preferuar për vitin 2023!
24 Janar, 12:19
Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 8 paracetamol. Nëse merrni më shumë paracetamolë, atëherë rrezikoheni nga probleme serioze me mëlçinë.
Sa i përket ibuprofenit, njeriu mund të marrë 1 ose 2 pilula 200 mg çdo 4 deri në 6 orë. Megjithatë, në harkun kohor të 24 orëve, njeriu nuk duhet të marrë më shumë se 6 ibuprofenë
Nëse merrni më shumë ibuprofenë, atëherë jeni më të rrezikuar nga ataku në zemër dhe ishemia. Të dyja barnat japin efekt brenda një ore. Ata mund të kombinohen për sa kohë nuk tejkalohen dozat e mësipërme. Njerëzit duhet të tregojnë kujdes me kombinimin e tretësirave kundër gripit që kanë në përmbajtjen e tyre paracetamol dhe këtij bari sepse mund të kaloni në mbidozë.


Shenjat që tymi i cigares lë në fytyrën tuaj!

Ushqimet që duhen shmangur kur jeni me grip!



“Më kujto”, një thirrje për dashurinë e harruar!

Çfarë duhet të bëni në një ditë me shi?






Si të mbrohemi nga virusi i gripit sezonal?



Treguesit paralajmërues të një ataku në zemër!



