KreuStil Jetese

Pashkët në Gjermani: Vezë, zbukurime, lepuj prej çokollate!

Pashkët në Gjermani: Vezë, zbukurime, lepuj prej

Që në muajin shkurt dyqanet në Gjermani janë të mbushura me vezë dhe lepuj prej çokollate. Këto janë shenjat e festës së Pashkës, festë që ka rrenjë të thella në kulturën perëndimore. Vezët dhe lepujt simbolizojnë një jetë të re dhe ringjalljen. Edhe natyra fillon e zgjohet, sepse po afrohet pranvera – një periudhë ideale për të festuar festën e ringjalljes së Jezu Krishtit, thote DW. Festa e Pashkës nuk kremtohet në një date fikse, por ndryshon nga viti në vit. E diela e Pashkës përkon gjithmonë me hënën e plotë të pranverës – që në shumicën e rasteve është në fund të marsit ose në fillim të prillit. Për të krishterët ditët nga e Premtja e Zezë, pra e premtja para Pashkës, deri tek e hëna e Pashkës janë ndër ditët festive më të rëndësishme të vitit.

Zakonet e kanë humbur brendësinë e tyre fetare

Edhe pse shumë prej zakoneve të Pashkës kanë rrënjë në besimin e krishterë, për shumë gjermanë këto zakone e kanë humbur rëndësinë e tyre fetare. Kështu pak vetë argjërojnë apo përkujtojnë ditën e së Premtes së Zezë ekzekutimin e dënimit me vdekje si dhe kryqëzimin e Jezusit, apo ringjalljen e Jezusit nga vdekja të dielën e Pashkës.

Vezë dhe lepuj prej çokollate

Kudo sheh shportat me vezë dhe figura lepujsh prej çokollate dhe pemë të zbukuruara me vezë dekorative shumëngjyrëshe. Për Pashkë në Gjermani shpesh shikon fëmijë që kërkojnë vezë apo ëmbëlsira në oborrin apo kopshtin e shtëpisë. Fëmijët janë të bindur se vezët, ëmbëlsirat apo dhuratat e tjera i ka fshehur  gjatë natës lepurushi i Pashkëve. Fshehja dhe kërkimi i ëmbëlsirave dhe i dhuratave të vogla është një traditë e bukur, të cilën gjermanët vazhdojnë ta ruajnë për pashkë. Në zona të ndryshme ka edhe tradita lokale. P.sh. në Horhausen në landin Rheinland-Pfalzzhvillohet një garë ku çdo lojtar zgjedh një vezë të zier fort e të ngjyrosur dhe i hedhin ato. Ai që e hedh vezën më larg, fiton.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF