Sigurisht që festat me mikeshat apo darkat me shoqërinë janë ndër kënaqësitë më të mëdha që i marrim jetës. Dhe shoqëruesja më e mirë e këtyre rasteve është një verë e mirë, për t’i bërë ato orë të paharrueshme.
Ndaj ne kemi menduar t'ju sugjerojmë dy etiketa të reja me origjinë italiane, “Sensuale Grillo” dhe “Sensuale Rosato”, prodhuar konkretisht në Sambuca di Sicilia, nga kantina prestigjioze "Fantini Wines".
Për fatin e mirë, tashmë prej kohësh në Shqipëri mund të kemi çdo gjë që prodhohet në Itali dhe në gjithë botën, pa pritur gjatë e pa kaluar shumë kohë, e kjo falë "LM Comercial".
Vera “Sensuale Grillo”, në ngjyrë të bardhë, është e freskët, me nuanca lulesh të verdha, pjeshkë dhe agrume. E shijshme dhe plot trup, me nuanca minerale. Pak e hidhur në fund. Kjo verë shkon më së miri me gatime peshku (gaforre), djathë të freskët, rizoto të lehtë, cous cous dhe supë peshku. Gjithashtu ideale do të ishte edhe me peshk të tymosur.
Vera “Sensuale Rosato”, në ngjyrë rose, ka një buqetë me elegante jasemini dhe petale trëndafili, me nota delikate frutash të pjeshkës, pjeprit, grejpfrutit rozë dhe marshmallow. E freskët dhe e shijshme. Pak e hidhur në fund me një përfundim të butë.
Kjo verë është e shkëlqyeshme për t’u shoqëruar me goca deti, havjar dhe gaforre. rekomandohet shumë me supë peshku, cous cous dhe foie gras. Po ashtu edhe me peshk të tymosur.
View this post on Instagram
Këto dy etiketa mund t’i gjeni në restorantet më të mira në kryeqytet, si dhe në enotekat që drejtohen nga LM Comercial.