Duke nisur nga nesër në të gjithë Europën do të fillojë të funksionojë ora dimërore. Pas mesnatës së sotme, akrepat do të kthehen 60 minuta prapa, cka do të thotë se do të flemë një orë më shumë. Por kjo vetëm tre ditë, sepse aq i duhet trupit që të mësohet me ndryshimin që ndodh në javën e fundit të tetorit dhe zgjat deri të dielën e fundit të marsit.
Ndryshimi i akrepave është një proces i unifikuar në gjithë Evropën, ku me orën dimërore janë më të pakta orët me dritë dhe më të gjata ato në errësirë. Ndryshimi orës në kontinentin e vjetër u vendos në 1981 me ligj. Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ajo shkon 1 ore pas.
Zhvendosja e akrepave në Europën Perëndimore është vendosur gradualisht që nga fillimi i viteve ‘70 me shpjegimin se me këtë “zgjatet” dita, rritet produktiviteti, përmirësohet aftësimi i njerëzve dhe dita e punës bëhet më efikase.
Në mars të vitit 2019, Parlamenti Europian mbështeti propozimin e Direktivës, e cila duke filluar nga viti 2021, heq lëvizjen gjashtëmujore të orës në nivel të BE-së dhe ua lë shteteve anëtare vendimin për zgjedhjen e orës verore apo dimërore. Por kjo çështje ngeci në Këshillin e BE-së, e si për inerci, vazhdoi të ndiqet e njëjta traditë.





Si ndikon mungesa e vitaminës K te të moshuarit?







Si të humbasësh në peshë nëpërmjet yndyrnave?


5 risitë e muajit në teknologji!

New spot-e në Jug

Sa feta bukë na duhen ( vërtet) në ditë?!

8 gabimet që bëjnë njerëzit kur sëmuren me grip!


Si të mbani të hidratuar lëkurën në vjeshtë?
