Kompeticioni plot emocione dhe adrenalinë “Red Bull Car Park Drift” erdhi për herë të parë në Shqipëri, si pjesë e kualifikueseve botërore në datat 6 dhe 7 tetor, në sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë.
22 drifterët më të mirë nga e gjithë Shqipëria dhe Kosova garuan për të shpallur vetëm një prej tyre, si mbretin e driftit shqiptar. Duke dëgjuar zhurmën në sfond të driftit, që bënin makinat e modifikuara, kompeticioni “Red Bull Car Park Drift”, si një ngjarje e paharrueshme e autosportit, pa pilotët të manovrojnë me pengesat, duke nxjerrë sa më shumë tym që të ishte e mundur, për t’i bërë përshtypje 4 gjyqtarëve të jurisë dhe mijëra spektatorëve në kryeqytet, të cilët ndoqën me emocione këtë garë.
Juria e përbërë nga drejtori i projektit Yusif Bassil, piloti i Red Bull-it Abdo Feghali, tekniku Jean Pierre Nesrallah, piloti Alex Grincuk dhe kampioni shqiptar në supermoto: Erjus Tufa shpallën fitues drifterin Lirim Gjura, i cili do të përfaqësojë Shqipërinë në finalen botërore të “Red Bull Car Park Drift” në Doha, Qatar në dhjetor të vitit 2023.
-
Cher befason me deklaratën: Nuk më ka pëlqyer kurrë zëri im…
27 Tetor, 10:23
Kampionati “Red Bull Car Park Drift” u lançua për herë të parë në Liban në vitin 2008, nëpërmjet të cilit ju dha mundësia të gjithë të apasionuarve pas driftit, për të vënë në provë aftësitë e tyre brenda një mjedisi sportiv, i cili respekton të gjitha standardet e sigurisë.
Intervista për kanalin e YouTube të “Bordo”:
Zoti Feghali, është hera e parë që jeni në Tiranë?
Është hera e tretë. Fatmirësisht, vitin e kaluar pata mundësinë dhe shansin të vija dy herë në Shqipëri. Hera e parë ka qenë në muajin maj dhe pata mundësi të vizitoja pothuajse gjithë Shqipërinë, malin, detin, çdo gjë dhe rashë në dashuri me të. Aty edhe u takova me skuadrën e Red Bull Albania dhe vendosëm të bënim një ‘drifting show’, dhe shfaqja që bëmë vitin e kaluar, mund ta shihni edhe në Instagramin e Red Bull Albania apo në Instagramin tim, ka qenë e mrekullueshme dhe mezi kam pritur të rikthehem sërish në Tiranë.
Çfarë ju pëlqen më shumë në Shqipëri?
Para së gjithash është kultura, njerëzit, qyteti këtu është shumë i ngjashëm me Beirut, qytetin tim në Liban ku unë jetoj. Ju keni detin, keni malin, shkoni të notoni, shkoni të bëni ski në mal…Njerëzit këtu, mënyra si e shohin motorsportin është ajo çfarë unë vlerësoj shumë. Të gjithë e dimë se motorsportet dhe veçanërisht drifting është një sport i ri në Shqipëri, dhe dua të bëj atë që kam bërë për 14 vite në gjithë botën, për të krijuar një kulturë drifting, brenda një mjedisi të sigurt me të gjitha masat e sigurisë. Dua që njerëzit ta kenë parasysh se drift mund të bëhet vetëm në ambiente të krijuara enkas për drifting, jo në rrugë publike, nuk mund të ‘çmendesh’ në rrugë publike.
Sa i përket masave të sigurisë, unë jam pak e frikësuar sa i përket drifting, sa i sigurt është ky sport?
Para së gjithash, ti duhet ta kesh parë që të gjithë pilotët vendosin rripin e sigurimit dhe helmetat në kokë dhe sa i përket driftit që bëmë këtu, nuk bëhet fjalë për një trajektore me një shpejtësi të madhe siç ne e bëjmë zakonisht. Unë jam një pilot ‘rally’ dhe ne zbresim nga mali në kodër; atë mund ta quaj pak të frikshme apo pak të pasigurt, aty mund të ndodhë ndonjë incident apo dëmtim. Ndërsa në këtë drift është gjithçka e sigurt, asgjë e keqe nuk mund të të ndodhë. Dhe meqë mësova se ti vërtetë ke frikë nga drifting, unë nuk mund ta pranoj që ti të largohesh nga këtu, pa bërë një xhiro me mua në makinë, për eksperiencën tënde dhe për ta parë sesa e sigurt dhe sa qejf është.
Është një marrëveshje? Ajo do të vijë krah meje!
Çfarë mund të na thuash më shumë rreth “Red Bull Car Park Drift”, sa pjesëmarrës janë, a do të jetë një garë e fortë?
Unë e kam organizuar “Red Bull Car Park Drift” në vitin 2008, kur bashkë me Red Bull na lindi ideja të organizonim këtë lloj gare. Që atëherë kemi organizuar evente në të gjithë botën, sigurisht në mjedise të sigurta me të gjitha masat e sigurisë. Kemi krijuar kampionë dhe këtë duam të bëjmë edhe në Tiranë, në Shqipëri. Kemi 32 të kualifikuar, sot do të bëjmë një praktikë dhe nesër do të zgjedhim fituesin që do të përfaqësojë Shqipërinë në “Red Bull Car Park Drift” në Doha, Qatar në dhjetor të vitit 2023. Vitin e kaluar e pashë që drifting ishte diçka e re në Shqipëri dhe mesa pata mundësi i ftova sportistët të uleshin pranë meje, dhe unë të pilotoja makinat e tyre të shihnin si bëhet drifting. Nëpërmjet rrjeteve sociale më vinin herë pas here video dhe pyetje të shumta, ku shoferët më pyesnin se si mund të përmirësohen, çfarë duhet të bëjnë. Jam shumë krenar që këtë vit shoh një nivel shumë më të mirë të drifterave dhe makinave të tyre, dhe kjo do ta bëjë më të lehtë punën e jurisë për të përzgjedhur fituesin.
Si e shihni të ardhmen e drifting në Shqipëri?
Gjithçka varet nga klubet, federatat, Red Bull dhe sa do të kontribuojmë të gjithë ne për ta bërë më mirë. Nga ana e Red Bull në Shqipëri dhe ana ime, mendojmë se kemi bërë më të mirën. Tani me shpresën se do të futen në rol edhe qeveria, ndoshta Ministria e Sporteve që ta vijojmë këtë ngjarje sportive. Disa vende në Lindjen e Mesme kanë 14 vite që e bëjnë këtë show sportiv, kështu që shpresojmë që edhe në Shqipëri të rikthehemi sërish, që të rritet kjo kultura e makinave dhe ta bëjmë të sigurt, kjo është shumë e rëndësishme. Disa njerëz mendojnë se drifting është i rrezikshëm, por është krejt e kundërta. Këta djem e dinë çfarë bëjnë, në një zonë të sigurt, janë të edukuar dhe shpresojmë të bëhen ambasadorë për të tjerët.
Zoti Feghani, shumë faleminderit për këtë intervistë, mendoj se mbaruam këtu kështu që le të shkojmë të bëjmë drifting!
Je gati?!

Si ndikon mungesa e vitaminës K te të moshuarit?







Si të humbasësh në peshë nëpërmjet yndyrnave?


5 risitë e muajit në teknologji!

New spot-e në Jug

Sa feta bukë na duhen ( vërtet) në ditë?!

8 gabimet që bëjnë njerëzit kur sëmuren me grip!


Si të mbani të hidratuar lëkurën në vjeshtë?



Udhëtim në Lichnos, ëndërr, apo i vërtetë?

