KreuStil Jetese

Shkurti i këtij viti “zyrtarisht” më i nxehti në histori!

Shkurti i këtij viti “zyrtarisht” më i nxehti në

Eshtë zyrtare: Muaji i kaluar u regjistrua si “shkurti më i nxehtë” deri më tani në histori sipas matjeve të bëra me sistemin satelitor “Copernicus” të Bashkimit Evropian (BE). Njoftimi i “Copernicus”, tregoi se temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqen e planetit gjatë muajit të kaluar është matur si 13,54 gradë Celsius.

Shkurti i këtij viti “zyrtarisht” më i nxehti në

Kjo temperaturë ishte 0,81 gradë mbi mesataren e periudhës 1991-2020 për muajin shkurt si dhe 0,12 gradë mbi shkurtin e mëparshëm më të nxehtë të regjistruar në vitin 2016. Më tej thuhet se 9 muajt e fundit kanë qenë muajt më të nxehtë të regjistruar radhazi dhe se temperatura mesatare globale në 12 muajt e fundit (mars 2023 – shkurt 2024) është matur 0,68 gradë Celsius mbi mesataren e periudhës 1991-2020.

Dimri i këtij viti në Evropë ishte 1,44 gradë mbi mesataren e viteve 1991-2020 dhe u regjistrua si dimri i dytë më i ngrohtë në rekord pas dimrit në periudhën 2019-2020.

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF