KreuStil Jetese

Uji i ngrohtë me limon përpara gjumit: rastet kur s’duhet pirë!

 Uji i ngrohtë me limon përpara gjumit: rastet kur s’duhet

Shkencëtarët i përshkruajnë agrumet, veçanërisht limonët, si një “thesar” për shëndetitn. Limonët kanë efekt antioksidues, antiinflamator, mund të zvogëlojnë rrezikun e kancerit, mbrojnë zemrën, trurin dhe sistemin nervor.

Dhe duke qenë të pasur me përbërje organike si flavonoidet dhe alkaloidet, ato mund të ofrojë përfitime të tjera për shëndetin. Më poshtë do të gjeni benefitet dhe magësitë e konsumit të ujit të nxehtë me limon përpara gjumit.

Përfitimet e konsumit të ujit të nxehtë me limon para gjumit

Uji me limon mund të ndihmojë në trajtimin e gurëve në veshka. Frutat agrume, si limoni, mund të rrisin nivelet e citratit në urinën tuaj, e cila ndihmon trupin të luftojë gurët në veshka. Plus, shoqërimi i tij me ujë gjithashtu ndihmon për t’i nxjerrë ato jashtë trupit.

Uji me limon mund të konsumohet në çdo orë të ditës, por konsumi i tij para gjumit mund të shtojë rezutatet pozitive, sepse trupi është në qetësi. Limonët janë gjithashtu një nga burimet më të mira të vitaminës C, që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar.

Mangësitë e konsumit të ujit të nxehtë me limon para gjumit
Edhe pse uji i nxehtë me limon para gjumit mund të ofrojë shumë përfitime, mund të ketë efekte negative tek disa njerëz. Duke qenë se limonët përmbajnë mbi pesë lloje acidi, ai mund t’ju dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Prandaj këshillohet që të lani dhëmbët menjëherë, për të mbrojtur smaltin nga acidet e dëmshme.

Aciditeti i lartë te limonët mund të jetë po ashtu i dëmshëm nëse vuani nga urthi ose keni probleme me stomakun. Në këtë rast këshillohet që ta konsumoni këtë pije gjatë mëngjesit. Konsumi i ujit me limon përpara gjumit mund të shtojë nevojën për të urinuar gjatë natës. Gjë e cila mund të ndikojë në cilësinë e gjumit.

Edhe pse ekzistojnë teori të ndryshme se kur duhet të pini ujë, nuk ka asnjë provë shkencore që e vërteton këtë. Pra, thjesht konsumoni sa më shumë ujë që të mundeni, kur të mundeni. Dhe nëse keni probleme me urinimin gjatë natës, mos e konsumoni para se të flini.

Sasia që duhet të konsumoni?
Gjëja më e rëndësishme që duhet të mbani mend është që të qëndroni të hidratuar. Pra nuk ka një sasi specifike që duhet të konsumoni në ditë dhe as ndonjë kufi. Megjithatë ekspertët këshillojnë të konsumoni më tepër ujë të thjeshtë. Të qëndrosh i hidratuar është shumë e rëndësishme që organizmi juaj të funksionojë në mënyrën e duhur.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF