KreuCelebrity

ChatGPT jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë probleme!

ChatGPT jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë

Mijëra njerëz në mbarë botën raportuan se nuk nuk janë në gjendje të përdorin platformën më të njohur në botë të inteligjencës artificiale (AI), ChatGPT. Downdetector, i cili gjurmon ndërprerjet e faqeve në internet, tregoi se më shumë se 10,000 njerëz njoftuan se chatbot i AI, i krijuar nga OpenAI, nuk po punonte që prej orës orës 11:00, thote BBC.

ChatGPT jashtë funksionit, mijëra njerëz raportojnë

Përdoruesit që tentonin ta përdorin atë u ndeshën me një mesazh që lexonte "serveri i uebit raportoi një gabim". Në faqen e statusit të ChatGPT thuhet se aplikacioni kishte "përjetuar nivele të larta gabimi" dhe firma ishte "aktualisht duke punuar për këtë problem".

Megjithëse shumë njerëz përdorin versionin falas të chatbot-it, firma tarifon deri në 200 dollarë në muaj për nivelet e ndryshme të anëtarësimit. Shefi i OpenAI Sam Altman tha në dhjetor se ChatGPT përdoret çdo javë nga më shumë se 300 milionë njerëz në mbarë botën, shkuan më tej BBC.

Kjo gjë vjen pasi firmat e teknologjisë duke përfshirë OpenAI premtuan një investim prej 500 miliardë dollarësh (405 miliardë £) në infrastrukturën e AI në SHBA.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF