Ka përfunduar me masën e sigurisë “arrest me burg” seanca për 36-vjeçarin Zamir Meta, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12-vjeçare. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Lidhur me këtë ngjarje këngëtari i njohur, Luiz Ejlli ka reaguar me një postim në Instagram, ku knë deklaratën e tij shprehet se po të ishte kryeministër, do të vendoste ta dënonte më keq sesa thjeshtë burg, do të zgjidhte varjen me litar në mes të qytetit.
"Mbërriti në gjykatë ai që abuzoi me gocën e tij’ Po të isha unë kryeministër, nuk do priste ai as polici, as prokuror, as gjykatë S’do të kishte nen kushtetute që ta mbronte. Do t’ia lidhja vetë litarin rreth qafës dhe do ta varja në mes të sheshit ditën me diell, para gjithë popullit. Dhe mos më flisni për të drejta. Ata s’kanë as shpirt, as zemër, as fytyrë njeriu. Ky vend ka nevojë për një tërmet drejtësie! S’ka më ‘prit se do të flasë shteti’. Jo. Shteti jemi ne. Një komb që hesht kur preken fëmijët, është i vdekur përpara se të vritet. Drejtësia nuk vjen nga tavolina me letra, por nga zemra që digjet kur sheh padrejtësi. Dhe po, ‘më mirë një popull i egër për drejtësi se sa një shoqëri e butë që hesht përpallë monstruozitetit!"- u shpreh Luizi



















