KreuCelebrity

Meghan Markle, protagoniste e një skandali të ri: Reçeli i bërë në shtëpi që ajo po shiste, në fakt, ishte prodhim industrial?

Meghan Markle, protagoniste e një skandali të ri: Reçeli i


Ajo bën ç`bën, dhe përsëri përfundon në qendër të një skandali të madh!
Meghan Markle lançoi, nën emrin e markës së saj, një reçel mjedre për të cilin tha se ishte bërë në shtëpi, por u zbulua se produkti, në fakt, ishte prodhim industrial!

Markle pretendon se reçeli “artizanal”, që shitet për 6.50 paund kavanoz, bazohej në një recetë që ajo e krijoi në shtëpi. Ama, sipas raportimeve të fundit, reçeli nuk është i saji, por është prodhuar në një fabrikë në Illinois, më shumë se 2,000 milje larg nga Montecito, Kaliforni.

Meghan Markle, protagoniste e një skandali të ri: Reçeli i


Edhe pse një video e përzierjes së frutave që zien në kuzhinën e Dukeshës u nda në Instagram, reçeli është bërë nga një kompani amerikane që prodhon edhe çajrat bimorë që shiten nën markën e Meghan. E njëjta fabrikë është gjithashtu përgjegjëse për mjaltin tjetër të luleve të portokallit të Markle, të cilin ajo e shet për 21 paund kavanozi.
Deri më tani, as Meghan Markle dhe as Princi Harry nuk kanë dalë publikisht për të folur për këtë temë.