KreuCelebrity

Gjendet e pajetë në shtëpi ylli i pornografisë, misteri i vdekjes së saj!

Ylli i filmave për të rritur, 28 vjeçarja Kylie Page vdiq më 25 qershor. Page u gjet e vdekur në shtëpi, konfirmoi Us Weekly përmes një regjistri publik të disponueshëm nga Mjeku Ligjor i Qarkut të Los Anxhelosit. Shkaku i vdekjes së saj aktualisht është i paspecifikuar, që do të thotë se është në pritje të një hetimi shtesë. Pas vdekjes së Page, një faqe GoFundMe u krijua nga familja dhe miqtë e saj për të mbledhur fonde për të transportuar trupin e saj nga Kalifornia në Perëndimin e Mesëm.

Kylie Piland, e filloi karrierën e saj në industrinë e filmave për të rritur në vitin 2016 dhe ka luajtur në më shumë se 200 filma.  Në vitin 2017, ajo u shfaq në serialin e Netflix- it, “Hot Girls Wanted: Turned On”, i cili tregonte jetën e burrave dhe grave të përfshirë në industrinë e pornografisë. Ajo kishte folur hapur për problemet e saj me drogën në atë kohë.

Familja e 28-vjeçares ka krijuar një faqe “GoFundMe” për të ndihmuar në mbulimin e kostove të transportimit të trupit të saj në Oklahoma dhe funeralit të saj.

“Kylie ishte një vajzë që i donte shumë mikeshat e saj dhe nuk hoqi kurrë dorë prej tyre. Ajo ishte një mikeshë që ishte gjithmonë aty. Ajo ishte lloji i personit që të bënte të ndiheshe si në një familje, pavarësisht se kush ishe. E humbëm shumë shpejt dhe tani familja e saj po përpiqet ta çojë nga Kalifornia në Midwest për t’u varrosur pranë familjarëve të saj”, thuhet në faqen e yllit 28-vjeçar të pornografisë.

Ndërkohë autoritetet ende nuk e kanë përcaktuar shkakun e vdekjes së aktores së filmave për të rritur, e cila lindi në Tulsa të Oklahomës.