KreuStil Jetese

Sallata Saint Tropez

Duket kaq e komplikuar, por në fakt është fare e thjeshtë, e mbi të gjitha tej mase e shijshme. Mund ta përgatisni në shtëpi dhe ta shijoni në verandë me një gotë vere.

Përbërësit:

Të gjitha erëzat i vendosim në një kavanoz: hedhim në fillim vajin e ullirit të cilin e përzjejmë me borzilok, rozmarinë dhe lëng limoni. Shtojmë piperin e zi, koperin dhe hudhrën, e më pas kokrrat e ullinjve dhe një spec jeshil të prerë hollë. Të gjitha i lëmë një natë të qëndrojnë në frigorifer. Të nesërmen janë gati.

Vendosim dy vezë në zjarr dhe e ziejmë fort. I heqim guackën dhe e ndajmë në dy pjesë.

Mbushja:

Marrim domatet, të cilat duhet të jenë të forta. I pastrojmë pjesë e brendshme dhe i lëmë të kullojnë. Vazhdojmë me mbushjen. Fillomisht duhet të pastrojmë kastravecin të cilin e ndajmë në feta të holla, rreth së cilës vendosim një sardele konserve. E fiksojmë brenda domates, shtojmë më pas me lugë të gjithë përbërësit që kemi vendosur në kavanoz, disa fije qepë të kuqe dhe erëza sipas dëshirës.

Tags:

Home bordo

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF