KreuFashion

Eleganca supreme e Tilda Swinton

Sot, me 5 nëntor, mbush 55 vjeçe, por praktikisht aktorja Tilda Swinton duket shumë më e re, kjo për shkak se gjithnjë është shfaqur si një artiste me shpërthime të forta, sidomos kur flitet për pamjen e jashtme. Në vitin 1992 kur u shfaq në filmin Orlando, u duk qartë se ajo ishte krejt ndryshe nga aktorët e tjerë britanikë. Me një pamje hemafrodite, magnetike, e rreptë, me një karizëm që shumë pak aktorë të brezit të saj e zotërojnë, ironike dhe inteligjente, ajo ka ndërtuar një karrierë jo të zakontë. Nuk është e nevojshme të thuhet, pasi bota e modës e adhuron, sidomos për shkak të aftësisë së saj për të veshur gjithçka, duke e përshtatur në mënyrë të tillë që ta bëjë çdo gjë pjesë të stilit të saj, ç’ka reflekton një elegance supreme. Mjafton të kujtojnë ngjitjen emblematike në skenën e Academy Awards në vitin 2007, duke i mrekulluar të pranishmit teksa u shfaq me një mantel të zi Lanvin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF