KreuStil Jetese

Alternativat ndaj fustanit të zi për Vitin e Ri

Sigurisht që të gjithë e pëlqejnë fustanin e zi. Bazik, gjithnjë në modë dhe elegant, ku asnjëherë nuk bën fiturë të keqe dhe zgjidh një pjesë të dilemave tuaja për modën. Sigurisht që shumë prej jush i qëndrojnë besnik kësaj pjese emblematike të veshjes femërore, për thjesht faktin që të mundëson të dalësh sa më mirë në veshjen tënde pa rrezikuar aspak.

Por jo gjithnjë mund të vishni një fustan të zi! Imagjinoni në rastet kur keni dy mbrëmje rjesht ku shumica e të ftuarve janë pak a shumë të njëjtit? Ose kërkoni një stil më të veçantë?

Një alternnativë është fustani me shkëlqim. Po është e mundur të mbani temina dhe të mos ngjani si një sferë e diskotekave. Mjafton të zgjidhni një model elegant që nuk i ngjesh shumë linjat.

Keni humor të guximshëm? Atëher provoni një fustan me efekte etalike, ndonëse nuk është e përshtatshme për të gjitha rastet.

Por pa asnjë dyshim nëse duam të kemi 100 % shance që të biem në sy mjafton të kombinojmë një fustan me motive. Nëse ndonjëra kërkon të nxjerrë kthetra me motive leopard, të tjera preferojnë të luajnë me motive barok ose gjeometrike.

Nëse jeni alergjike me çdo gjë që shkëlqen, qetësohuni! Ekzistojnë opsione të tjera. Mund të zgjidhni një fustan mbrëmje të shkëlqyeshëm por më diskret, si për shembull të modeluar me perla ose me ngjyra të ndezura.

Viti i Ri po afron dhe ju duhet të zgjidhnji sa më shpejt çfarë do të vishni për mbrëmje, në galerinë tonë do të gjeni alternativat që kërkoni.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF