Në udhëkryq mes Indisë dhe Tibetit, Bhutani është një destinacion i rralë sepse njihet pak. Një vend i sunduar krejtësisht nga natyra ku e vetmja gjurmë njerëzore janë manastiret budiste në majë të shkëmbinjve që kanë pamje nga himalajet gjigante. Një veçanti tjetër është se ky është i vetmi vend që në vitit 2020 do të ketë një bujqësi 100% dio dhe që i kundërvihet konsumit të tepërt. Një vend për t’u vizituar nëse kerkoni të udhëtoni duke respektuar mjedisin.
Një vend që përzien Andet, Amazonën dhe qytetet e zhurmshme. Bolivia është Amerikan Latine ashtu siç e imagjinojmë. E mbushur me ngjyra dhe me një natyrë që të le pa frymë. Një vend që përfshin shkretëtira prej kripe, liqene blu, male vullkanike si dhe kisha të stilit barok të shprndara nëpër fshatra të vogla plot ngjyra që ende konservojnë kulturën amerikano-indiane.
Prijëse e inovacionit teknologjik dhe kozmetik, Koreja e Jugut nuk pushon së mahnituri. Madje është në Seul që shtëpia e modës “Chanel” prezantoi këtë viti koleksionin më të fundit “Croisière”. Përveç kryeqytetit super teknologjik mund të vizitoni edhe qytete të tjera si Pusani ku mund të shijoni peshk të freskët pasi është porti më i madh korean i specializuar në kulturën e peshkut, Haiensa me tempullin e tij mitik budist apo Gyeongju ku është krijuar mbretëria e parë Koreane e unifikuar.
Sri Lanka është shndëruar në pikën turistike më të nxhetë të Azisë. Në Mes të Oqeanit Indian, ky ishull është i mbushur me mrekulli të të gjitha llojeve: qytete antike të gëlltitura nga xhunglam plantacione çaji, plazhra me rërë të imët, kopështe me erza… Nuk është çudi që turistët të gjejnë në këtë vend një eldorado të ri për të kaluar pushimet.
Që me heqjen e embargos së vënë nga SHBA-ja dhe hapjes së kufijvë të saj, Kuba po shndërohet në obsesionin e radhës së udhëtarëve. Një vend plot me ngjyra ku godinat e Havanës, Trinidadit apo Santa Klaras të rrethuara nga meale ngjyrë të gjelbërt ulliri ku sundojnë pyjet tropikale, bien mbi detitn ngjyrë blu topaz të Karaibeve. Me një trashëgimi hispaniko-kolonizuese ende prezente, vizitorët gjenden në një univers pezull në kohë. Një vend plot sharm dhe kontradikta që ia vlen të shihet.

Horoskopi 2016 në 12 vathë Louis Vuitton

Koleksioni Snow 2015 i Chloé

Buzëkuqët më të bukur të vitit 2015

Vitet 90 më në modë se kurrë!

Alternativat ndaj fustanit të zi për Vitin e Ri

Ndarjet më të bujshme VIP të 2015

Këpucë me shkëlqim për të qenë shik


Çfarë çizme të vishni këtë dimër?


Veshjet më ‘të zhveshura’ të yjeve

Çiftet VIP të lindura gjatë 2015

Golden girls: divat braktisin të zezën për arin

2015: triumfi i formave të kolme

Aksesorë të çmuar për dimër 2016


Modelet më mitike të flokëve në histori

Kendall Jenner e flaktë në videon e ‘Love’

20 aksesore që të shkëlqeni!
