Janë elegante dhe të sofistikuara, skulptura të vogla xhevahiresh për t’u mbajtur me vete. Çdo çantë e Halaby fsheh në vetvete sharmin e kohëve të shkuara, duke mbajtur një ekuilibër estetik dhe shumë kontemporan.
Për pranverë 2016, marka e re propozon Charlotte Bag në kujtim të Charlotte Brontë, e njohur për romani Jane Eyre, pikërisht në kujtim të 200-vjetorit të lindjes së shkrimtares. Në një epokë kur feminizmi ishte ende i panjohur, personazhet e Charlotte sfidonin patriarkalizmin e imponuar nga shoqëria. Dhe pikërisht në nder të kësaj force shpirtërore dhe dëshire për pavarësi femërore që stilisti mendoi të dizajnonte Charlotte bag.
Çanta ka një stil të guximshëm, por elegant me karakteristika të dallueshme nga të tjerat. Evokime të mrekullueshme nga era viktoriane krijojnë një kontrast mjaft të bukur me dizajnin modern.

Ushqimet që duhet të shmangen në darkë

10 aksesorë flokësh për një pamje të re

Pitti: emigrimi zbret në pasarela

Koleksioni Guess Originals, 100% Hip-hop!




Bardhë e zi, vijnë këpucët dyngjyrëshe


Nominimet për Oscars 2016!

Mania e flokëve gri; shik në çdo moshë


Çizmet e leshit nuk janë më jashtë mode!

Çantat “star” të sezonit pranverë 2016





Kur David Bowie frymëzonte pasarelat
