KreuStil Jetese

Detajet e sfilatës Valentino moda e lartë pranverë-verë 2016!

Kush janë zemra e inspirimit të sfilatës Valentino moda e lartë pranverë-verë 2016? Mariano Fortuny y Madrazo (1871-1949), artist, modelist dhe krijues i tekstileve me origjinë spanjolle që u bë i famshëm në Venecia dhe kryesisht fustani Delphos, që e merr emrin nga Karrocieri i Delfit.

Një tjetër detaj i kësaj sfilate ishin bizhutë. Stoli të florinjta të punuara fine, me inspirim antik, mes parzmoreve, byzylykëve dhe bizhuve si kokë gjarpri sikur vinin nga kopështi i Edenit…

Por detaji star i kësaj sfilate ishte kontakti me tokën, që është forma më autentike dhe personale e ekuilibrit të brendshëm. Të gjitha modelet sfiluan me këmbët zbathur të zbukuruara me bizhu të stilit antik.

Në galerinë tonë të ftove do të gjeni të gjitha detajet e kësaj sfilate magjepsëse dhe hyjnore…

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF