Njëri baba është biond dhe mban në krah një fëmijë, tjetri është zeshkan dhe mban në krah një bebe, ndërsa një fëmijë i tretë e ka përqafuar nga pas. Njëra nënë është bionde tjetra e orientale dhe secila mban në duar nga një fëmijë. Janë familjet që Dolce&Gabbana kanë riprodhuar në T-shirt dhe çanta dhe që kanë nxitur një diskutim të madh në ueb.
Në profilin në Instagram të Stefano Gabbana, i cili ka postuar krijimet fundit shoqëruar nga hashtagu #dgfamily, shumë komentues i kanë kujtuar stilistit të njohur intervistën e dhënë pranverën e shkuar ku shprehej: “Nuk ma mbushin mendjen fëmijët sintetikë, të marrë me qira, sikur të jenë të zgjedhur nga një katalog”, deklaratë që kishte shkaktuar reagimin e menjëhershëm të këngëtarit britanik Elton John, Courney Love e shumë personaliteteve të tjera të cilët kishin nisur një fushë për bojkot ndaj markës prestigjioze.
.

Rihanna, një ikonë e modës!


Dhurata Dora, mahnitëse në setin e ri fotografik











A po rikthehet buzëkuqi kafe?

Një dimër thekësh




