Leonardo DiCaprio tashmë ka Oskarin e tij. Ai festoi. Ai mbajti një fjalim. Dhe tani aktori i është rikthyer “jetës së zakonshme”, duke përfshirë këtu edhe takimet me modelet.
Page Six raporton se aktori, fitues i çmimit Oskar është në një romancë me modelen e Victoria’s Secret, Chelsey Weimar. Mesa duket zakonet e vjetra janë të vështira për t’u harruar.
Sipas burimeve të Page Six, Leo dhe Chelsey së fundmi u panë bashkë në Nobu Malibu. Ndërkohë nga ana tjetër, një burim pranë DiCaprio pohoh se aktori nuk është duke kaluar kohë më askënd, pasi ai është i zënë duke udhëtuar në vende të ndryshe dhe duke punuar për çështjet mjedisore. Së fundmi, ai ka qenë në Indonezi, duke u përpjekur për të ndihmuar në ruajtjen e ekosistemeve atje.
Por pavarësisht të gjithë zërave, një gjë është e sigurtë që Leonardo DiCaprio nuk i reziston dot modeleve të Victoria’s Secret, nëse kujtojmë këtu romancën e tij të mëparashme me një tjetër modele të VS.
Burimi: Harper’s Bazaar/ Sidorela Lepri