Nga Aristela Anagnosti
Asgjë nuk shijon më mirë se sa biskota të bëra vetë. Të thjeshta, por të shijshme janë biskotat që do t’ju tregoj sot për t’i shijuar teksa lexoni një libër ose pini një një çaj me mikeshat tuaja.
Përbërësit:
– 1 vezë
– 150 gr gjalpë
– 100 gr sheqer
– sheqer kafe
– 1 lugë kafeje fryrës
– 300 gr miell
– pak kripë
Përgatitja:
Rrahim vezën me sheqerin dhe më pas shtojmë pak nga pak gjalpin. Më pas shtojmë miellin fryrësin dhe kripën. Formojmë brumin dhe e hapim me petse. U japim format që duam dhe më pas i lyejme me sheqer të bardhë ose kafe. I pjekim n furrë për 20 minuta në furrë të parangrohur në temperaturën 180 gradë.