Për shumë, një person tërheqës ose një makinë tërheqëse tërheq shikimin. Por, çfarë ndodh kur një person tërheqës ndodhet në një makinë tërheqëse? Çfarë do të bëni?
Me sa duket BMW-ja duket mjaft e sigurt se modeli i saj i ri M2 mund t’ia dalë i vetëm ndaj pranisë “hot” të Gigi Hadid, dhe për të provuar këtë, ata kanë sfiduar shikuesit të fokusojnë “lady in red” kur ajo hyn në një nga pesë veturat identike M2 në ngjyrë Laguna Blue.
“Shikimin jua ka verbuar Gigi? Apo M2 sapo ju rrëmbeu zemrën? Mbushur plotë fuqi të pastër dhe preformancë, kur shihni M2 në veprim, është e vështirë të fokusoheni në ndonjë gjë tjetër”, thotë BMW-ja.
Kjo fushatë në trajtën e një loje përbëhet nga dy video, një normale dhe një me teknologji 360 gradë, si dhe u kërkohet shikuesve që të vizitojnë një faqe speciale eyesongigi.com për të gjetur se në cilën nga pesë makinat ndodhet modelja amerikane 20 vjeçare.
Modeli i ri BMW M2 ka dalë në shitje, dhe fillon me një çmim nga 51 700 $, shumë më pakë se 65 700 $ që kushton modeli M4 Coupe.
Nën kofano BMW M2 është e pajisur me një motor 3.0 litra me gjashtë cilindra që prodhon 365 kuaj fuqi dhe është në gjendje të arrijë 100 kilometra në orë për 4,5 sekonda.
Video 360 gradë:
https://www.youtube.com/watch?v=OwDtPixqJLc
Video normale:
https://www.youtube.com/watch?v=V6dm7gFFFgs


Më mbaj për dore Le Gramme


Çlirohuni me masazh

Robert Aliaj kundër sistemit
