Një palë xhinse slim me qepje të modës, të masës së madhe, elastike për më shumë konfort, një bluzë e këndëshme e gjatë me pambuk të rehatshëm. Shtatzania shfaqe e lumtur në këtë linjë të re të dizenjuar për gratë shtatzënë nga Mango.
Pas suksesit të linjave sport, premium apo të masave të madha të quajtur “Violeta”, marka spanjolle e themeluar më 1984 vazhdon misionin e saj për veshjen e fmerave në jetën e përditshme. Dhe këtë, për çdo moment të jetës së tyre. Linja “Maternitet” përbëhet për momentin nga nëntë pjesë që përshtaten me të gjitha morfologjitë, sipas shtatzanisë.
Në fakt nëse mund t’ia dilni pa problem gjatë tre muajve të parë me veshjet normale të garderobës tuaj, çështja vështirësohet në muajt që vijojnë. Për këtë arsye Mango ka sajuar elementet e duhura, ato që keni nevojë në këtë periudhë të transformimit morfologjik.
Për shembull mund të përzieni xhinset me T-shirt të linjës me një palë sandale të thejshta dhe një xhaketë kamoshi për t’u inspiruar nga tendenca e veiteve ’70. Ose mund të nxirrni pardeynë fluide për të ngrohur fustanin T-shirt dhe të qëndroni në rehati me një palë atlete të bardha, që tani janë të disponueshme në një seri butikësh të markës dhe në faqen e saj të internetit. Koleksioni “Maternitet” i Mango është që tani një premtim i lumtur për një ngjarje të veçantë.

Fiat 124 Abarth: Rikthen nostalgjitë

Edhe zemra ka nevojë të flejë






Bella Hadid: Imazhi i ri makeup Dior

Çantat Lady Dior të modifikuara nga Marc Quinn

Imunoterapia: Kura ndaj kancereve të vështira

Gucci 2017: Pranverë ne Westminster!


Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite




Sfilata Rio de Janeiro 2017 Louis Vuitton
