KreuBusull

Rama i shpëton sulmeve terroriste, vazhdon vizitën në Ankara

Sulmet e ndodhura mbrëmjen e djeshme në aeroportin më të madh në Turqi “Ataturk” kanë tronditur të gjithë botën dhe kanë ngjallur panik. Edhe kryeministri i vendit, Edi Rama dhe delegacioni që e shoqëronte i kanë shpëtuar 3 sulmeve me bomba dhe të shtënave në aeroport.
Rama ishte nisur dje në Ankara për një vizitë zyrtare ku do të takohet me me autoritetet më të larta të Turqisë. Ai ka fluturuar tranzit nga aeroporti i Tiranës për në aeroportin Ataturk të Stambollit me qëllimin vazhdimin e udhëtimit për në aeroportin e Ankarasë. Rama ka zbritur dhe është përcjellë me sukses në Stamboll bashkë me ekipin e tij, pak minuta pas përfundimit të shpërthimeve në aeroport.
“Më vjen shumë keq për shqetësimin e krijuar dhe shumë faleminderit për mesazhet e panumërta. Gjithçka ok nesër vizita zyrtare në Ankara”, ka shkruar Rama në faqjen zyrtare në facebook.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF