KreuBusull

Sulmi në aeroportin “Ataturk”: 36 të vdekur dhe mbi 140 të lënduar

Bilanci i deritanishëm i sulmit të ndodhur në aeroportin “Ataturk” të Stambollit është 36 të vdekur dhe mbi 140 të plagosur, thonë zyrtarët e lartë në vend. Tre autorët e sulmit filluan të shtinin me armë brenda dhe jashtë aeroportit të martën në mbrëmje vonë, dhe hodhën veten në herë pasi policia qëlloi mbi ta.
Zyrtarët turkë kanë akuzuar shtetin islamik (ISIS) për këtë sulm, por deri tani askush nuk ka pranuar autorësinë e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Turqia sulmohet nga terroristët, duke marrë parasysh edhe faktin që është pjesë e fushatës së bomardimeve ajrore kundër ISIS.

Tags:

Home Busull

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF