Flori Mumajesi dhe Ledri Vula kanë sjellë dy bashkëpunime tërësisht të natyrave të ndryshme në një ditë. “Beatiful” është kënga që i bashkoi dy artistët, për të sjell përmës vargjeve të këngës dhe imazheve të klipit një mesazh domethënës, të shohim të bukurën përtej pamjes fizike.
Sikurse e këndojnë edhe vetë, ata duan jo vetëm për “showbiz”, as për pamjen e fizike, por të bukurën që gjendet në shumë komponentë brenda njeriut.
