KreuCelebrity

Pushimet e para të Era Istrefi dhe të dashurit të saj

Era Istrefi dhe partneri i saj Faton Shoshi, i cili është edhe njëkohësisht menaxheri, kaluan fundjavën e shkuar bashkë në Dhërmi. Dyshja preferoi të bëntë plazh në një zonë të qetë, duke shijuar kohën përkrah njëri-tjetrit, shkruan Panorama Plus.  Mesa duket këto janë pushimet e para të Fatonit dhe Erës si çift.
Momentalisht artistja është duke shijuar suksesin në arenën ndërkombëtare, ndërkohë që kontribut për këtë ka edhe menaxheri e njëkohësisht partnereri i saj, Faton Shoshi. Ishte pikërisht ky i fundit që bëri të mundur nënshkrimin e kontratës 1.5 milionë dollarë me “Sony” dhe “Ultra Music”.
Një nga detajet që paparaci ka arritur të fotografojë është makina e shtrenjtë dhe luksoze “Rolls-Royce”, me të cilën çifti kishte udhëtuar drejt Dhërmiut.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF