KreuStil Jetese

Lufta virtuale e Kim Kardashian dhe Taylor Swift, pozicionohen yjet e Hollywood-it

Duket se një luftë e madhe virtuale ka nisur midis Kim Kardashian dhe Taylor Swift, madje duke bërë që të pozicionohen në anën e njërës dhe tjetrës palë edhe disa prej yjeve më të njohura të Hollywood-it. Nisi e gjitha të dielën kur Kim Kardashian West postoi në “Snapchat” një bisedë telefonike mes bashkëshortit të saj, reperit Kanye West, dhe asaj që duket të jetë këngëtarja më e paguar e momentit. Në bisedën telefonike diskutohej nëse Taylor ia kishte dhënë pëlqimin e saj këngës së Westit, “Famous”, ku ai i referohet 26-vjeçares me një fjalë përçmuese.
Ylli i popit këmbëngul se nuk e kishte dëgjuar këngën në fjalë, kështu që nuk kishte sesi e aprovonte. Kanye nga ana tjetër nuk lëviz nga pozicioni i vet, e thotë se Swift ishte në dijeni dhe pajtohej plotësisht me të. Sherri vazhdoi sot me deklaratën “online” të lëshuar nga Swift, ku këngëtarja kritikon ashpër publikimin e bisedës, gjest të cilin e përshkroi si “shumë të ulët”.
Ndërkohë janë të shumta reagimet e njerëzve online, si Selena Gomez, Pharell Williams, Demi Lovato, Fifth Harmony etj.

Tags:

Home Të Reja

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF