Temperatura të larta, diell, det, pushime….. këto janë mendimet që i vërtiten gjithësecilit në kokë gjatë kësaj stine. Veçanërisht personazhet e njohur janë ata që edhe pse shumë të ngarkuar këtë periudhë për shkak të angazhimeve verore, përsëri e llastojnë veten duke ia kushtuar fundjavën plotësisht asaj, shkruan InTv. Të shohim se ku e kanë kaluar fundjavën disa prej tyre:
Era Istrefi: Ka postuar këtë foto në Instagramin e saj ku duket si një sirenë e vërtetë në mes të detit. Pas shumë sukseseve ajo po shijon disa ditë pushimi.
Cozman: Jeta e tij personale dhe ajo artistike kanë qenë të mbushura me risi kohët e fundit. Por ndryshe nga herët e tjera kur i kalonte pushimet me Tunën, këtë herë reperi po i kalon ato me shoqërinë. Aktualisht ai ndodhet në Dhërmi.
Arbana Osmani: Moderatorja e njohur ka nisur pushimet dhe kjo foto tregon se edhe Arbana ka zgjedhur detin.
Rozana Radi: Destinacioni i Rozanës për këtë fundjavë kanë qenë ishujt dhe plazhet grekë. Ajo ndodhet në Porto Katziki. Fotot nuk kanë nevojë për koment.
Nora Istrefi: Nora duket se po gjen qetësinë e shumëkërkuar këto ditë…në plazh, në Dhërmi. Ajo e ka hequr mënjanë sikletin dhe ka vendosur të marrë rreze dielli toples.
Afrona Dika: Ndërkohë bukuroshja Afronë po shijon bukuritë e Santorinit.

10 këpucët ikonike që i kanë rezistuar çdo kohe

Çfarë çanta shpine duan VIP-at?

Çfarë ninulle i këndon Vesa Luma të birit?


Të gjithë sytë tek Bella Hadid!

Yjet e veshur stil teksa shëtisin me biçikletë


Të vishesh plot stil dhe me detaje patriotike

10 kokteilet më të mira të verës!


Robe banjo sipas dëshirave

Vjen në internet koleksioni floreal Gucci Garden

Shitet diamanti më i madh në botë


Sapun me qumësht dhie!




