Lena Dunham kritikon klipin e fundit të Kanye West. Në kët video, shohim reperin amerikan, të rrethuar nga yje, ku Taylor Swift dhe Rihannna, të përgjumura dhe nudo në një krevat ekstralarxh. Në një mesazh të postuar në Facebook më 27 qershor, regjizorja e “Girls”, mbështetëse e nuditetit në ekran, ka marrë në mbrojtje mikeshën e saj më të mirë (TayTay) dhe kritikon një “përpjekje artistike shqetësuese”.
Në profilin e saj Facebook, feministja justifikon pakënaqësinë e saj. “Tani, duhet të shikoj trupa femrash të famshme të pavetëdijshme, të shtrembëruara sikur të ishin droguar dhe të hedhura si një leckë. Ndihem shumë e neveritur”.
“Arti duhet të na bëjë të reflektojmë në mënyrë të tillë, që ndonjëherë, të na vendosë në siklet. Por këtë herë, është ndryshe”, shtoi mikesha më e mirë e Taylor Swift.
Në këtë klip shfaqen gjithashtu, Donald Trump dhe Bill Cosby, që të dy të famshëm për ashpërsinë e tyre ndaj gjinisë femërore, edhe ata gjithashtu gjenden nudo në këtë krevat.
Kundrejt tyre, regjizorja e “Girls” pranon një lloj deklarate artistike. Por kur sheh femra që ajo vlerëson (Taylor Swift) apo admiron (Rihanna) të transformuara në një palë gjokse prej dylli të fabrikuara “nga një lloj mjeshtri i efekteve speciale (…) kjo më bën shumë të trishtë, më jep një ndjenjë pasigurie dhe shqetësohem për adoleshentët që mund të shohin këtë video dhe të mos kuptojnë mesazhin e kësaj kamere me pamje perverse”, shrkuan Lena Dunham.
Reagimi i saj përfundon me fjalët: “Nuk mund ta shikoj videon tënde, nuk dua ta shikoj sepse më shfaqet e inspiruar nga ky aspekt i kulturës sonë që bën që femrat të mos ndihen të mbrojtura në krevatin e tyre apo trupin e tyre”.
Pas këtij reagimi të ashpër kur do të vijë përgjigja e Kanye West?




Si të mbroheni nga rrezet UVA & UVB

Mercedes-AMG: Erdhi koha e GT R!


Luks bruto nga bashkëpunimi Wave x EM nga Ofée


Saab: Modelet që kanë bërë historinë


Vaji i Linit dhe vetitë e tij shëndetësore

Fushatat më të bukura të vjeshtë-dimër 2016-2017

Disa përdorime praktike të Aloe Vera




Kripa e Himalajeve: Veçoritë dhe vetitë kuruese!

Vilat më të bukura për pushime super luksoze!

