Angelina Jolie ka pamjen e rëndë dhe i peshon mirë fjalët e saj. Me rastin e ditës botërore të refugjatëve, aktorja ka mbajtur një fjalim plotë emocione nga Uashingtoni. E njohur për angazhimet e saj humanitare, ajo ishte ftuar nga sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry. Ajo përfitoi nga kjo tribunë për t’i bërë thirrje një mase ndërkombëtare në favor të refugjatëve dhe të paraqesë urgjencën e situatës së tyre.
“Ju kërkoj të kuptoni se me 65 milionë persona të shpërngulur për shkak të konflikteve, ne jemi përballë një lufte që nuk mund ta injorojmë”, deklaroi ajo.
Në fjalimin e saj të 20 qershorit, ambasadorja e nderit për Komisariatin e Lartë të Refugjatëve në OKB (UNHCR) shpresoi që “secili të ndalojë një moment për të kuptuar plotësisht krizën e refugjatëve dhe atë që ajo nënkupton për paqen dhe sigurinë në botë”.
Për t’iu kundërvënë rritjes së intolerancës dhe ksenofobisë, Angelina Jolie i ka bërë thirrje “aftësisë sonë për të kanalizuar emocionet tona për të na angazhuar në politika që reduktojnë pasigurinë më shumë se sa ta ndezin atë”.
Disa muaj nga mbledhja botërore mbi refugjatët të organizuar nga Barack Obama në shtatorin e ardhshëm, Jolie i kërkon politikanëve të mos presin më për të vepruar dhe të gjejnë një qasje që të mos jetë e bazuar mbi ndihmën dhe rinstalimin në një vend tjetër, por gjithashtu mbi një zgjidhje stabiliteti dhe kthimi të popullsive.
Në galerinë e fotove do të zbuloni yjet që angazhohen pranë OKB-së në mbrojtje të refugjatëve.



Dieta mesdhetare na mbron nga diabeti


Tifozët kuqezi pushtojnë Lionin: O sot o kurrë!

Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës!

Rike Roçi zgjidhet mis Euro 2016

Tifozeria shqiptare dhuron spektakël në Lion




Selena Gomez muza e re e Louis Vuitton


Cilës pemë i përkisni?

Bjonde platin, nuanca e kësaj vere




Pijet e nxehta shkaktojnë kancer
