KreuStil Jetese

Rihanna shpenzon 1,6 milionë dollarë për vilën e re të babait të saj

Sipas Daily Mail, këngëtarja e Good Girl Gone Back i ka dhuruar babait të saj me rastin e festës së babait, një vilë me një vlerë rreth dy milionë dollarë. I pyetur nga Now Magazine, Ronald Fenty thotë se “Robin (emri i vërtetë i Rihanna-s) u tregua jashtzakonisht e adhurueshme. Ajo më dërgoi disa shtëpi që ndodheshin në ishull dhe unë zgjodha atë që më pëlqeu. Jo më të shtrenjtën, por atë që kishte kopështin më të bukur”.

Fenty nuk mund të vazhdontë më të jetonte në ish-shtëpinë e tij, që ishte shndërruar në një lloj atraksioni turistik.

“Është thjeshtë e pashmangshme. Isha një ditë i ulur qetësisht në kolltukun tim duke parë një debat të bukur politik kur papritur ndalon një autobus me turistë për të bërë foto me mua. Nuk kisha më një jetë private. Bë shtëpinë e re, ka shumë pemë dhe rruga është shumë më pak e frekuentuar”, tregon ai për Daily Mail.

Shtëpia e re ndodhet në Sandy Lane Community në Barbados, ku edhe Beyonce dhe Jay-Z kanë një shtëpi.

Ronald Fenty, 66 vejç, është një baba i lumtur. Rihanna, një vajzë e drejtë. Në vitin 2012, i kishte ofruar mamasë së saj, Monica Braithwaite, një shtëpi prej dy milionë dollarë.

Në fakt dhuratat delirante për prindërit e tyre tek të famshmit nuk është diçka e rrallë. Në vitin 2007, Beckham-ët i ofronin Audi të ndryshme prindërve të tyre. Dwyane Wade, lojtar në NBA, i bleu një kishë mamasë së tij në vitin 2008.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF