Njëngjyrëshe, e papritur, ajo ta mbush gojën plot lëng, të tërheq vëmendjen dhe është shfaqur si fenomeni i ri ushqimor që do të sundojë këtë verë. Me një ngjyrë të pazakontë në sektorin ushqimor, ndonëse është tentuar nga shumë të tjerë që të realizohet, ky krem i ngrirë ka shumë gjëra për të treguar për veten.
I pagëzuar me emrin “Black Coconut Ash”, fjalë për fjalë “hi arre kokosi e djegur”, kjo akullore është 100 për qind dark dhe nuk është shumë seksi kur e mban në dorë. Pra të apasionuar të ndjenjave të forta në shije dhe ngjyrë, ja ku e keni!
I pyetur mbi ngjyrën e kësaj recete, krijuesi shpjegon se kremi i saj i ngrirë përbëhet gjithnjë nga arrë kokosi, qumësht arre kokosi, flokë arre kokosi pa asnjë ngjyrues tjetër artificial. Por ai thekson gjithashtu edhe një element të veçantë “hi arre kokosi të djegur”, një lloj karboni bimor, një aleat detoksifikimi i nivelit të lartë i dobishëm tani që afrojnë ditët e nxehta.
Kjo akullore është e shijshme por kujdes! Duhet të evitoni të qeshni me dhembët jashtë pasi ta keni shijuar se nuk do jenë më të bardhë…

Monumenti i Skënderbeut së shpejti në Paris

Mango lançon një linjë për gratë shtatzënë

Fiat 124 Abarth: Rikthen nostalgjitë

Edhe zemra ka nevojë të flejë






Bella Hadid: Imazhi i ri makeup Dior

Çantat Lady Dior të modifikuara nga Marc Quinn

Imunoterapia: Kura ndaj kancereve të vështira

Gucci 2017: Pranverë ne Westminster!


Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite


