Në një shesh të Parisit, që mban emrin e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, që nga viti 1977, do të vendoset gjithashtu edhe monumenti i tij.
Për realizimin e kësaj vepre në sheshin e quajtur Skanderbeg të lagjes 19 të Parisit është përzgjedhur skulptori i talentuar shqiptar Agim Rada.
Ndërsa sapo ka përfunduar punën me bocelin, Agim Rada do të nis të modelojë edhe statujën e heroit tonë me një lartësi prej 5 metrash.
Skulptori e ka konceptuar Skënderbeun me të gjitha dimensionet e tij si një nga figurat më të njohura historike në Evropë.
Ndër 10 bocetet që ka bërë skulptori Veli Rada ka zgjedhur atë ku Heroi ynë Kombëtar qëndron me kokën lart. Me këtë imazh skulptori synon të paraqesë vizionin largpamës të Skënderbeut në Paris.
Në shtatoren e Skënderbeut nuk do të mungojë edhe kryqi e shqiponja, simbol i stemës së Kastriotëve.
Shtatorja e Skënderbeut pritet të vendoset në Paris rreth muajit nëntor të këtij viti në rrugën që mban emrin e tij.

Mango lançon një linjë për gratë shtatzënë

Fiat 124 Abarth: Rikthen nostalgjitë

Edhe zemra ka nevojë të flejë






Bella Hadid: Imazhi i ri makeup Dior

Çantat Lady Dior të modifikuara nga Marc Quinn

Imunoterapia: Kura ndaj kancereve të vështira

Gucci 2017: Pranverë ne Westminster!


Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite



