Rroba banje ideale për morfologjinë H
Nëse gjerësia e vitheve dhe ajo e shpatullave janë të ekuilibruara dhe masa juaj nuk bie shumë në sy, atëherë keni një morfologji H. Për ato që i kanë format shumë të rrumbullakosura mund t’i quajmë me morfologji O. Gjithsesi në rast të tillë përdorni kostume banje njëshe me motive shumë femërore, me bust push-up ose të hapur.
Rroba banje ideale për morfologjinë X
Nëse i keni vithet dhe shpatullat të ekuilibruara dhe në harmoni dhe beli juaj është i ngushtë, ju keni një morfologji X. Lajmi i mirë është që morfologjia X mud të veshë çfarë të dojë, përveç se kur keni gjoksin shumë të madh. Në këtë rast, evitoni dekoltetë trekëndësh dhe brez pa strukturë që nuk do ju mbajnë rehat. Në fakt duhet të privilegjoni bustet me rripa. Nëse i keni format në përgjithësi të gjera zgjidhni një kostum banje me shtart të lartë.
Rroba banje ideale për morfologjinë A
Nëse i keni shpatullat më të ngushta se vithet, një bel fin dhe një gjoks relativisht të vogël, keni një morfologji A. Zgjidhni rroba banje që kanë prerje të gjerë, kjo do bëjë që këmbët tuaja të duken më të gjata dhe fine. Ndërsa për dekoltenë zgjidhni një model trekëndësh ose push-up. Por mund të vishni edhe kostum banje njësh pa problem.
Rroba banje ideale për morfologjinë V
Nëse keni një morfologji V, vithet e ngushta dhe shpatullat e gjera, zgjidhni rroba banje që kanë dekolte push-up kështu që do të tërhiqni vëmendjen tek gjoksi. Modelet që kanë shumë motive do të mundësojnë të krijoni volum në pjesën e poshte kështu që do të keni një ekuilibrim.


Përgatituni këtë verë për akullore… të zezë!

Monumenti i Skënderbeut së shpejti në Paris

Mango lançon një linjë për gratë shtatzënë

Fiat 124 Abarth: Rikthen nostalgjitë

Edhe zemra ka nevojë të flejë






Bella Hadid: Imazhi i ri makeup Dior

Çantat Lady Dior të modifikuara nga Marc Quinn

Imunoterapia: Kura ndaj kancereve të vështira

Gucci 2017: Pranverë ne Westminster!


Planeti i unazave dominon qiellin e qershorit

Sfilata Christian Dior pranverë 2017

Momentet e fustaneve të kuqe ndër vite
