KreuStil Jetese

Pijet e nxehta shkaktojnë kancer

Të pish pije shumë të nxehta shkakton me shumë mundësi kancerin e ezofagut, deklaroi sot agjencia e kancerit në OBSH, por që hoqi dyshimet nga kafeja që konsumohen në temperatura normale.

“Këto rezultate lënë të mendosh se konsumimi i pijeve shumë të ngrohta është një arsye e mundshme për kancer të ezofagut dhe se është temperatura më shumë se sa vetë pijet, që duket të jetë arsyeja”, deklaroi Christopher Wild, drejtor i Qendrës Ndërkombëtare të kërkimit mbi kancerin (IARC)

“Pijet e ngrohta janë ato që konsumohen në temperatura 65 gradë Celcius ose më shumë”, theksoi IARC-ja.

Disa studime të zhvilluara në Kinë, Iran, Turqi dhe në vendet e Amerikës së Jugut, ku çaji konsumohet tradicionalisht shumë i ngrohtë (rreth 70 gradë celcius), treguan se rreziqet për kancer të ezofagut rriten në saj të tempertaturës që konsumohet pija sipas studimeve të zhvilluara nga agjencia e kancerit në OKB.

Kafeja një nga pjet më të konsumuara në botë, nuk konsiderohet si “ndoshta kancerogjene”, në përfundim të një rivlerësimi nga ekspertët duke u bazuar në më shumë se 1000 studime tek njerëzit dhe kafshët që nuk kanë sjellë asnjë provë të një efekti kancerogjen kur konsumohet.

Por ende nuk është klasifikuar niveli i rezikshmërisë për kancer i pijeve me temperatura të larta. Për shembull pirja e duhanit është në grupin e parë, ai i produkteve më kancerogjene.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF