KreuStil Jetese

Fiskultura katër orë pas studimit… rrit memorjen!

Një studim i ri sugjeron një strategji interesante për të mbajtur mend më mirë atë që sapo keni memorizuar. Studimi sugjeron që të shkoni në palestër katër orë pasi keni studiuar sipas rezultateve të publikuara në revistën shkencore “Cell Biology”, ku tregohet se ushtrimet fizike përmirësojnë memorien, por vetëm nëse aktiviteti zhvillohet pas një intervali specifik kohor, dhe jo menjëherë sapo keni përfunduar studimet.

Në këtë studim kanë marrë pjesë 72 vullnetarë që kanë memorizuar 90 imazhe për një meriudhë prej 40 minutash para se të ndahen në tre grupe ku njëri zhvilloi menjëherë aktivitet fizik, i dyti katër orë më vonë ndërsa i treti nuk zhvilloi aspak ushtrime. Pas dy ditësh vullnetarët zhvilluan një testim për të verifikuar se sa mbanin mend dhe njëkohësisht truri i tyre është vëzhguar me rezonancë manjetike.

Në këtë mënyrë studiuesit kanë zbuluar se ata që kishin bërë aktivitete fizike katër orë pas memorizimit, mbanin më mirë mend informacionet në raport me ata që kishin zhvilluar menjëherë gjimnastikë ose që nuk kishin zhvilluar fare. Imazhet e trurit, për më tepër, kanë treguar se përgjigja e saktë e një individi të grupit që kishte zhvilluar aktivitet fizik pas pesë orësh, kishin lidhje me një pjesë të trurit që është thelbësor për të mësuarin dhe memorjen.

Sipas studiuesve, këto rezultate tregojnë se uushtrimet fizike të zhvilluara në periudhat e duhura mund të përmirësojnë memorien afatgjatë dhe kjo është shumë e dobishme në kontekstet e edukimit apo ato klinike.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF