Portrete të pastra individësh dhe çiftesh, në bardhë e zi, firmosur me fjalët “Saint Laurent”. Në fakt është në këtë mënyrë që krijuesi belg, Anthony Vaccarello, shpall ardhjen e tij në këtë shtëpi që, prillin e kaluar dirigjohej nga Hedi Slimane.
Për fushatën e parë të epokës Vaccarello Saint Laurent, 15 fytyra të reja të skenës së modës janë fotografuar në Paris nga artisti amerikan Collier Schorr. Por nuk ka asnjë veshje në dy imazhet e paraqitura nga marka.
Dallohet vetëm fytyra e një vajze të re, me pamje të zbuluar dhe flokë të drejtë, me kokën e mbështetur në gjoksin e një djali të ri dhe shiki i butë i një vajze me flokët prerje afrikane. Ndërsa në videon e postuar në istagram vetëm një paslë sytjena të zeza me frymëzim nga vitet ’90 jep një indicje të stilit të koleksionit të parë të epokës Vaccarello tek Saint Laurent.
Të hënën pritet të zbulohen elemente të tjera ekskluzive në profilin Instagram të markës, para se imazhet e plota të fushatës të publikohen për medion duke filluar nga data 22 qershor. Imazhe që do të shërbejnë për të intriguar botën e modës dhe për të ngjallur neps në pritje të shout të parë të krijuesit belg për shtëpinë mitike, gjatë Fashion Week Paris në tetorin e ardhshëm.


Selena Gomez muza e re e Louis Vuitton


Cilës pemë i përkisni?

Bjonde platin, nuanca e kësaj vere




Pijet e nxehta shkaktojnë kancer


Çifti më seksi i Euro 2016, ja kush triumfon!

Evantra Millecavalli: Një veturë jashtë normave!

Si të zgjidhni gurin e çmuar sipas muajit



Ermonela Jaho publikon diskun e operës “Zaza”

Microsoft: Ja kush fiton Euro2016!


