KreuStil Jetese

Selena Gomez muza e re e Louis Vuitton

Pasi shpalli në llogarinë e saj Instagram, më 24 maj, “gjëra eksituese në horizont me Nicolas Ghesquiere”, Selena Gomez afirmohet sot si muza e re e Louis Vuitton. Nicolas Ghesquiere, drejtori artistik i shtëpisë, sapo njoftoi në llogarinë e tij Instagram me një klishe të parë të fushatës vjeshtë-dimër 2016-2017 të fotografuar nga Bruce Weber.

Veshur me një kapuç leshi të stërmadh, pop stari mban një xhaketë prej lëkure ngjyrë karboni të shkurtër dhe një fund sportiv ngjyrë blu të errët, si dhe është duke mbajtur një çantë të vogël të firmosur LV.

Me një fytyrë fëmijë në një trup bombastik latin, ajo vazhdon të përfitojë nga aureola e saj si princeshë Disney duke përqafuar statusin si një femër Vuitton.

Ndryshe nga Britney Spears që kaloi nga rruajtja e kokës apo ekzebicionizmi i Miley Cyrus me gjuhën shumë të gjatë, Selena Gomez shfaq në moshën 23 vjeçare emancipimin e saj të ëmbël dhe të qëndrueshëm.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF