KreuStil Jetese

Rike Roçi zgjidhet mis Euro 2016

Tifozeria shqiptare nuk puushon së tërhequri vëmendjen e medias ndërkombëtare, jo vetëm për sjelljen e saj shembullore, as për spektaklin madhështor që ofrojnë para çdo ndeshje të evropianit që i ka bërë vendet evropiano perëndimore të ndryshojnë perceptimin që kanë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Këtë herë tifozeria shqiptare ka fituar edhe çmimin simbolik të tifozes më të bukur të këtij Euro 2016.

Nuk iu ka shpëtuar objektivave të fotografëve gjatë ndeshjes Francë-Shqipëri, shkruan sot gazeta e njohur italiane ”Corriere della Sera” për tifozen shqiptare Rike Roçi.

“Kapele dhe dekolte marramendëse, në pak orë fotot e saj përfunduan në rrjet dhe ajo u zgjodh tifozja më seksi e Euro 2016. Quhet Rike Roçi, zemra e saj si tifoze rreh për mbrojtësin e Napolit, Elseid Hysaj”, vijon gazeta.

“Profili i saj në Instagram, pas shkrepjeve nga tribuna, arriti menjëherë në 85 mijë”, thekson gazeta italiane.

“Media e ka pagëzuar si pasuesen e Larissa Riquelme, tifozja paraguajane e cila i çmendi të gjithë gjatë Botërorit në Afrikën e Jugut 2010”, përfundon ”Corriere della Sera”.

Në fakt Rike Roçi në Shqipëri nuk është e panjohur, ajo ka qenë protagoniste në realiti shoun e famshëm Big Brother Albania sezoni 6.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF