KreuStil Jetese

10 destinacionet turistike më popullore dhe më të lira këtë verë

Të ikësh me pushime dhe të kthehesh me portofolin ende plot. Shumë kompani turistike janë përpjekur të bëjnë një klasifikim të destinacioneve turistike ku një person shenzon më pak, duke përfshirë sa kushton një biletë vajtje ardhe, një natë në një hotel me tre yje, një makinë me qera, gjashtë vakte, një vizitë të qytetit ose të një muzu, tre koktejle dhe normalisht çmimin e një suveniri.

Sipas kësaj përllogaritje tre qytetet e para në këtë listë ndodhen në Evropë. Ku portoja është në vend të parë me një kosto mesatare prej 960 eurosh. Ky qytet është rreth 100 euro më i lirë se Lisbona (1081 euro) dhe Athina (1124 euro). Në fakt diferenca nuk qëndron tek çmimi i biletës së avionit por te kostot e vizitave dhe fjetjes.

Sipas këtij klasifikimi qyteti i katërt është disi i papritur. Në fakt bëhet fjalë për Bangkokun. Kryeqyteti tajlandez. Pavarësisht distancës së tij të largët nga Evropa, është në këtë listë për shkak të çmimeve të ulëta të hotelerisë, veturat me qera, si dhe vakteve. Shtatë ditë në këtë qytet arrijnë mesatarisht 1183 euro, pra 37 euro më pak se sa Barcelona (1220 euro).

Buxheti i nevojshëm për shtatë ditë në këtë klasifikim të 10 qyteteve më të vizituara dhe të lira në botë vijon më poshtë ku qyteti më i shtrenjtë është Francisco (3414 euro).

1 – Porto (960 €)

2 – Lisbonë (1081 €)

3 – Athini (1124 €)

4 – Bangkok (1183 €)

5 – Barcelonë (1220 €)

6 – Majemi (1910 €)

7 – Montreal (1920 €)

8 – Los Anxheles (2556 €)

9 – Nju Jork (2679 €)

10 – San Francisko (2870 €)

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF