KreuStil Jetese

Céline Dion shet kështjellën e saj në Kebek me rreth 14 milionë euro humbje!

Kështjella e saj në Kanada vlerësohej 21 milionë euro në vitin 2012. Céline Dion e shiti këtë vit për vetëm 7 milionë euro. Çfarë ka ndodhur?

Pronari i ri i banesës me stil norman që ndodhet në ishullin Gagnon, në Laval, është Richard Stern, presidenti i agjencisë imobiliare “Olymbec”, një nga proanrët më të mëdhenj të pasurive të patundshme industriale në Kebek. Sipas gazetës “Journal de Montréal”, sipërmarrësi ka shpenzuar në janar një vlerë prej 10 milionë dollarësh kanadezë, ose më shumë se 7 milionë euro, për të blerë pronën e tij të re. Nëse kjo shitje mund të duket një aferë e mirë për këngëtaren Céline Dion, në fakt është manjati i imobiliares që ka dalë më i fituar.

Në fakt, ky i fundit ka arritur të negociojë çmimin bazë, që arrinte 30 milionë dollarë kanadezë, ose rreth 21 milionë euro, në vitin 2012. Viti kur Céline Dion dhe René Angélil vendosën të ndahen nga banesa e tyre prej 2230 metra katrorë, që përfshinte gjashtë dhoma, tre salla banje, tre salla uji dhe një sallon për të ngrënë. Por kjo kështjellë në Kanada kërkon kohë për t’u shitur, dhe vlera e saj ka pësuar rënie nga viti në vit. Pra ky veprim e ka bërë këngëtaren të humbasë 13 milionë euro në katër vite.

Në fakt kjo nënë familje 48-vjeçare, vejushë prej dy muajsh, duket se ka prioritete të tjera, të rifillojë jetën e saj të vështirë si gura dhe divë. Gjatë varrimit të burrit të saj, René Angélil, më 22 janar, këngëtarja kishte deklaruar se “karriera e saj ishte në një farë mënyre vepra, kënga, simfonia e saj falë atij”.

Lors des obsèques de son époux, René Angélil, le 22 janvier, la Canadienne avait notamment déclaré que « sa carrière était d’une certaine manière son chef-d’œuvre, sa chanson, sa symphonie à lui ». « L’idée qu’elle puisse rester inachevée l’aurait peiné terriblement », avait-elle ajouté. Céline Dion devrait par ailleurs se produire en France, à l’AccorHotel Arena (ex-palais omnisports de Paris-Bercy) à partir du 24 juin.

Në galerinë tonë të fotove do të gjeni shtëpitë nga më ekstravagante të yjeve.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF