Kripa është esenciale për jetën. Ajo i jep një shije të veçantë gatimeve tona. Përveç shijes, kripa ndikon direkt në shëndetin e njeriut. Shumë njerëz besojnë se kripa e detit është një alternativë e shëndetshme për gatim. Por kripa që përdorim në ditët e sotme është shumë larg kripës natyrale.
Oqeanet dhe detet janë duke u përdorur si bazë për kanalizimin e ujërave të zeza. Raportet e derdhjes së naftës dhe ujërave ndotëse janë duke u bërë më të shpeshta. Mbi 89% e të gjithë prodhuesve të kripës së detit bëjnë rafinimin e kripës së tyre, që do të thotë se i heqin të gjitha mineralet e saj dhe e trajtojnë në temperatura të larta të panevojshme.
Jodi që shtohet në këtë kripë është zakonisht sintetik, që vështirëson proçeset për trupin tuaj. Kjo kripë shkakton në organizëm, gurët e veshkave dhe fshikëzës së tëmthit; reumatizmën dhe artritin; tensionin e lartë të gjakut; celulitin e shëmtuar
Çfarë e bën superiore kripën e Himalajeve?
Kjo është kripa më e pastër që ekziston në tokë dhe është absolutisht e pakontaminuar prej toksinave apo ndotësve. Kjo kripë është e njohur si “ari i bardhë”. Shumica e njerëzve e lidhin me Himalajet në malin Everest, majën më të lartë në këtë planet.
Kjo kripë e veçantë ndodhet në një mjedis të pacënuar. Që prej shekujsh është e rrethuar nga bora dhe akulli, duke e mbrojtur kripën nga ndotja moderne ditore, gjë që e bën kripën e Himalajeve kripën më të pastër që gjendet në tokë. Ngjyra e saj rozë në të kuqe janë një tregues i pasur i mineraleve, kryesisht hekurit.
Si ndikon në trupin e njeriut?
Kripa e Himalajeve përmban 84 elemente natyrore tërësisht identike me ato të trupit të njeriut.
Ajo rrit hidratimin; Ndihmon në funksionimin e duhur të metabolizmit; Përmirëson qarkullimin e gjakut; Redukton shenjat e plakjes; Ruan shëndetin e mushkërive; Normalizon frymëmarrjen dhe liron sinuset; Ndihmon zorrët për të absorbuar ushqyesit; Nivelizon sheqerin në gjak; Parandalon dhimbjet e muskujve; Forcon kockat; Ruan shëndetin e enëve të gjakut; Është thelbësore për rregullimin e tensionit të gjakut; Ekuilibrin e peashit të qelizave, veçanërisht tek qelizat e trurit; Rregullon pagjumësinë; Eliminon sedimentet për të hequr toksinat.

Vilat më të bukura për pushime super luksoze!





Dieta mesdhetare na mbron nga diabeti


Tifozët kuqezi pushtojnë Lionin: O sot o kurrë!

Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës!

Rike Roçi zgjidhet mis Euro 2016

Tifozeria shqiptare dhuron spektakël në Lion




Selena Gomez muza e re e Louis Vuitton


Cilës pemë i përkisni?

Bjonde platin, nuanca e kësaj vere

