KreuStil Jetese

Vilat më të bukura për pushime super luksoze!

Imagjinoni, ju, miqtë tuaj më të mirë, një vilë luksoze plotë me kopështe ku thjesht rrini të shlodheni. Nga ujërat e kaltër të oqeanit Indian apo në gjiret e këndëshme të Saint-Tropez, më posht do të zbuloni një listë me 10 vilat më të bukura për pushime super luksoze.

1 – Një vilë luksoze në ishullin Maurice

Kjo vilë është pak a shumë ashtu si imagjinojmë parajsën. Ajo ndodhet në bregun lindor të ishullit, në mes të një kopështi tropikal. Aty pranë një plazh me rërë të bardhë të kufizuar nga palma dhe një pamje impresionuese të Oqeanit indian.

2- Një vilë luksoze në Greqi

E vështirë të bësh diçka më shik! E ndodhur në Chora të Mikonos, godina “Belvedere Hotel” dallohet për elegancën e saj dhe luksin jashtë kohe. Një dekorim fantastik me një ndriçim mitik… ky vend ofron një pamje të jashtëzakonshme.

3 – Një vilë luksoze në Saint-Barth

E jashtëzakonshme, idilike, spektakolare… superlativat nuk mjaftojnë për të përshkruar “Eden Rock – St Barth”! E pajisur me një tarracë fantastike, një sallë banje që krijon dallgë apo një pishinë private që ka një pamje nga bariera koralore dhe plazhi me rërë të bardhë.

4 – Një vilë luksoze në Karaibe

I ndodhur në një gji të izoluar, në ishullin e Granadës, “Calabash Luxury Boutique Hotel & Spa” i përgjigjet të gjitha dëshirave tuaja. E vendosur mes kopështeve tropikale, kjo godinë ofron dhoma luksoze me dalje drejtpërdrejtë në plazh. Është një nga ato vendet që nuk i harrojmë kurrë.

5 – Një vilë luksoze në Maldive

E vendosur në ishullin e mrekullueshëm të Kihavah Huravalhi, “Anantara Kihavah Villas” ofron vila luksoze me pishinë private. E rrethuar nga mbetje koralore dhe një lagunë blu, ky vend i tejkalon të gjitha pritshmëritë tona.

6 – Një vilë luksoze në Saint-Tropez

Vetëm 5 minuta larg qendrës së Saint-Tropez dhe nga sheshi Lices, godina propozon vila bashkëkohore, me një pishinë të madhe të jashtme të ngrohtë. Vendi ideal për pushime luksoze mes miqsh.

7 – Një vilë luksoze në Marakesh

E vendosur në Marakesh, në zemër të një piste golfi me 18 gropa, “Al Maaden Villa Hotel & Spa” përzien bashkëkohoren me stilin e medinës. E pajisur secila me një pishinë private, e pamundur që mos të ndiheni rehat.

8 – Një vilë luksoze në Costa Rica

E vendosur në plazhin parajsor të Santa Teresa, “Pranamar Villas & Yoga Retreat” ofron shtëpiza luksoze. Me dekorime tipike prej bambuje dhe çatitë prej kashte të ftojnë për një relaksim total në natyrë.

9 – Një vilë luksoze në Indonezi

Vendosur në qendër të Seminyak me një pamje sublime, “Bali Dyana Villas” ofron vila private, të pajisura me një pishinë të jashtme dhe me një tarrace të madhe për të marrë rreze dielli. Një mrekulli e vogël!

10 – Një vilë luksoze në Tailandë

E futur në zemër të një peisazhi tropikal, në plazhin e mrekullueshëm të Kata a Phuket, kjo godinë ofron vila luksoze, të pajisura me një pishinë private. Një strehë paqeje që nuk do të dëshironim kurrë që ta braktisnim.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF