Ky vaj natyral rekomandohet për mirëqenie dhe ushqim të trupit dhe konsiderohet të jetë burimi më i pasur në natyrë me acide yndyrore omega-3, që nevojiten për shëndetin e secilit sistem trupor.
Vaji i linit përmban acide yndyrore esenciale omega-6 dhe omega-9, Vitaminat B, potas, leitin, magnez, fiber, protein dhe zink, e gjithashtu ofron rreth 50% më shumë omega-3 se sa do të mund të marrëj duke marrë vaj peshku, përveç kësak nuk ka shijen e tmerrshme që ka vaji i peshkut.
Vetitë e vajit të linit:
Sa duhet të marrim në ditë?
Doza ditore që rekomandohet për shumicën e njerëzve është 1000 mg 1-3 herë në ditë. por më mirë do të ishte nëse ushqimeve si buka dhe sallatat që hani ju shtoni vaj liri. Studimet shkencore që janë bërë kanë treguar se mund të konsumohet deri në 30 gram vaj lini në ditë pa efekte anësore.
Si mund te dallojme cilesine e vajit te linit?
Është me rëndësi që të blini vaj lini të kualiteti të lartë për shkak se është i shumë delikat dhe prishjet shpejt. Drita dhe oksigjeni ngadalësojnë zbërthimin e acideve yndyrore esenciale. Kur blini vaj lini, gjeni atë që është në shishe ngjyrë kafe sepse këto janë më të qëndrueshme ndaj dritës dhe oksigjenit. Gjithashtu, sigurohu që ta futësh në frigorifer për të zgjatur afatin.
Vaji i linit merr kohë që të absorbohet nga trupi para se të shfaqen efektet e plota të vetive shëndetësore që ka, e kjo kohë mund të zgjas nga disa ditë e deri në gjashtë javë, në varësi të shëndetit tuaj.

Fushatat më të bukura të vjeshtë-dimër 2016-2017

Disa përdorime praktike të Aloe Vera




Kripa e Himalajeve: Veçoritë dhe vetitë kuruese!

Vilat më të bukura për pushime super luksoze!





Dieta mesdhetare na mbron nga diabeti


Tifozët kuqezi pushtojnë Lionin: O sot o kurrë!

Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës!

Rike Roçi zgjidhet mis Euro 2016

Tifozeria shqiptare dhuron spektakël në Lion


