Fushatat për koleksionet vjeshtë-dimër po fillojnë të shfaqen duke na dhënë një ide se si do të jetë moda dimërore. E famshme për fushatat e saj hiper sensuale, Donatella Versace shfaq një tjetër version të gruas që ajo vesh (dhe zhvesh) sezon pas sezoni. Deri tani kishim njohur gruan e biznesit, fatale dhe elegante, por na shfaqet edhe si nënë familje, e mishëruar nga Karlie Kloss dhe Gigi Hadid në zemër Çikagos.
Grupi Givenchy zgjerohet duke pritur Bella Hadid, një bombë e modës që provoi edhe në Kanë se nuk ishte thjesht motra e vogël e Gigi-t. Por edhe klani Vuitton zgjerohet gjithashtu për të pritur Selena Gomez, personaliteti më i ndjekur në Instagram, që triumfon në mes të një turme me modele. Të njëjtën ethe luftuese gjejmë tek Jeremy Scott në krye të Moschino që paraqet një fushatë revolucionare.
Nga ana e tij, Marc Jacobs mbledh sërish yje elitë që fillojnë nga Marilyn Manson tek Cara Delevingne, duke kaluar nga e paharueshmja interperete e “Get Ur Freak On”, Missy Elliott dhe që na kthejnë pa asnjë dyshim në vitin 2001. Një oncë nostalgji mbulon gjithashtu shikimin e paoksidueshmes Kate Moss që pozon për Alberta Ferretti apo Edie Campbell, fanse e viteve 1980 për Isabel Marant…

Disa përdorime praktike të Aloe Vera




Kripa e Himalajeve: Veçoritë dhe vetitë kuruese!

Vilat më të bukura për pushime super luksoze!





Dieta mesdhetare na mbron nga diabeti


Tifozët kuqezi pushtojnë Lionin: O sot o kurrë!

Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës!

Rike Roçi zgjidhet mis Euro 2016

Tifozeria shqiptare dhuron spektakël në Lion



