Mënyrat më të mira për vetë-kujdesin shpesh vijnë direkt nga natyra. Shumë prej jush kanë dëgjuar tashmë për Aloe Vera dhe substancën xhelatinoze në gjethet e saj. Ndoshta ju ka ndodhur ta merrni me vete këtë xhel gjatë pushimeve dhe të qetësoni menjëherë djegiet nga dielli. Madje nëse jetoni në një vend me diell, mund të kultivoni në ballkonin ose kopshtin tuaj bimën Aloe Vera.
Aloe Vera është një “ilaç”vërtetë i mrekullueshëm që do t’ju mahnisë dhe do t’ju ndihmojë në shumë raste.
Për lëkurën
– Aloe mund të përdoret si përbërës bazik për përgatitjen e një skrubi për trup, duke shtuar vaj ulliri, sheqer ose kripë.
– Aplikoni xhelin Aloe Vera në lëkurë pas një ditë në diell, në mënyrë që të përfitoni nga fuqia e saj freskuese.
– Xheli i pastër Aloe Vera mund të zëvendësojë shumë mirë kremin e zakonshëm për fytyrën. Mund ta aplikoni disa herë në ditë, në varësi të nevojave tuaja. Përdorni pak xhel në zonën rreth syve. Do të mahniteni nga efekti i tij kundër rrudhave.
– Ju ka mbaruar locioni i trupit? Pas dushit përdorni xhel Aloe Vera.
– Xheli Aloe Vera është produkti ideal për t’u përdorur pas depilimit (ose pas rrojes për meshkujt) për të shëruar çdo acarim apo gërvishtje.
– Në qoftë se njollat e errëta në lëkurë janë shkaktuar nga ekspozimi i tepruar në diell, bëni kompresa me xhel Aloe Vera në zonat e prekura, në mënyrë që këto njolla të mund të zbehet dhe të zhduken përfundimisht.
– Disa pika xheli Aloe Vera janë ideale për të zhdukur aknet dhe puçërrat. Ato do të përthahen shumë shpejtë.
Për flokët
– Nëse problemi juaj është zbokthi, masazhoni kokën butësisht duke e fërkuar me xhel Aloe dhe duke e lënë sa më shumë të jetë e mundur para se të përdorni shampon. Kjo do të luftojë zbokthin dhe do të pastrojë skalpin.
– Aloe Vera është gjithashtu një xhel shumë i mirë flokësh. Në vend të xhelit plot kimikate që çon në dobësimin dhe rënien e flokëve, përdorni Aloe Vera si një xhel krejtësisht natyral.
Provojeni!




Kripa e Himalajeve: Veçoritë dhe vetitë kuruese!

Vilat më të bukura për pushime super luksoze!





Dieta mesdhetare na mbron nga diabeti


Tifozët kuqezi pushtojnë Lionin: O sot o kurrë!

Aloe Vera ndihmon në humbjen e peshës!

Rike Roçi zgjidhet mis Euro 2016

Tifozeria shqiptare dhuron spektakël në Lion




Selena Gomez muza e re e Louis Vuitton
