KreuStil Jetese

Saab: Modelet që kanë bërë historinë

Me heqjen dorë përfundimtare të NEVS-së (National Electric Vehicle Sweden) për përdorimin e markës, emri Saab i dorëzohet historisë. Lindur në vitin 1945 nga një degë e Saab AB, që merret me prodhimin e avionëve, shtëpia suedeze ka qenë për shumë kohë sipëramrrje far për vendin skandinav duke u imponuar në botën e veturave për personalitetin e dizajnit të saj dhe për zgjedhjet teknike shumë inovative, si për shembull përshtatja e turbo-kompresorëve në shumë prej modeleve të saj duke e kombinuar me vetura që kanë gomat e para të lëvizshme.

Nga suksesi në falimentim. Nga koncepti i parë i vitit 1948 në ekzemplarin e fundit të modelit 9-5 të prodhuar në Trollhattan në vitin 2011, veturat e markës Saab kanë pushtuar një publik të gjerë, si në Evropë edhe në SHBA, falë edhe bashkëpunimeve me disa prej prodhuesve më të mëdhenj botëror për furnizimin me motorë dhe bashkëpunimi mbi projekte të ndryshme.

E menaxhuar nga General Motors duke filluar nga viti 1989, Saab iu shit në vitin 2010 kompanisë holandeze Spyker Cars, duke përfunduar më pas në falimentim dhe duke hyrë në orbitën e të sapokrijuarës NEVS në vitin 2012.

Në galerinë e fotove do të gjeni një histori të shkurtër të markës nëpërmjet modeleve më kryesore dhe koncepteve më përfaqësuese.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF