KreuStil Jetese

Në vend të kafes provoni çaj me xhinxher, kanellë ose karafil

Në vend të dozës së lartë të kafeinës provoni të pini një çaj bimor. Mos u trembni, receta nuk është e komplikuar dhe mbi të gjitha është e shijshme, fundja edhe gjëja e shëndetshme kur nuk është e shijshme nuk ka vlerë.

Karafili: Ndalon të vjellat dhe perzierjen e stomakut, largon erën e keqe të gojës, ka veti qetësuese të dhimbjeve dhe për këtë arsye dhe nese perdoret në doza të larta ju trullos pakëz. Madje mund të vini një pambuk me vaj karafili tek dhëmbi që ju dhemb dhe do ju qetësojë shumë.

Kanella: Parandalon të vjellat dhe përzierjet. Po ashtu dhe diaretë. Rrit dhe shpejton qarkullimin e gjakut. Lehtëson tretjen.

Xhenxhefili: Largon përzierjet e stomakut, fryrjet e barkut dhe problemet e kolitit. Gjithashtu është efikas ndaj të vjellave. Mbron nga helmimet. Rrit qarkullimin e gjakut. Për shkak te kesaj vetie ndihmon në ngrohjen e trupit. Ju mbron shumë mirë ndaj gripit, të ftohurave të ndryshme, si dhe sëmundjeve të tjera qe kane lidhje me frymëmarrjen. Ka dhe veti djersitëse dhe ul temperaturën. Njekohesisht, njihet per vlerat e tij si ulës i tensionit të lartë dhe kolesterolit.

Për çaj karafili me kanellë apo çaj xhenxhefili me kanelle:

Nese e bëni vetëm për 1 person ju mjaftojnë 2-3 lule karafili, 1 kallam kanelle dhe 2-3 xhenxhefile të thatë. Zijini në zjarr shumë të ulët per disa minuta. Keto lloj çajrash kanë vetine që të bëhen dhe më të forta dhe dendësia dhe aroma të rriten duke ndenjur, kështu që kur ta zieni për herë të dytë do përfitoni një çaj akoma dhe më aromatik. Ju bëftë mire.

Tags:

Home bordo

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF